Orari ynë i boksit ofron trajnime për të gjithë, duke përmirësuar teknikën dhe kondicionimin. Bashkohuni për të rritur aftësitë tuaja.
| Rutina | Mosha deri 12vjeç | Vajzat | Mosha mbi 13vjeç |
|---|---|---|---|
| E Hënë | Ora 18:00 - 19:00 | Ora 18:00 - 19:00 | |
| E Martë | Ora 18:00 - 19:00 | Ora 18:00 - 19:00 | |
| E Mërkurë | Ora 18:00 - 19:00 | Ora 18:00 - 19:00 | |
| E Enjte | Ora 18:00 - 19:00 | Ora 18:00 - 19:00 | |
| E Premte | Ora 18:00 - 19:00 | Ora 18:00 - 19:00 |
Boksi ndihmon vajzat të fitojnë forcë, vetëbesim dhe disiplinë. Në ClubBox Shkendija, ato stërviten, rriten dhe fuqizohen!
Boksi ndihmon vajzat të zhvillojnë forcën fizike dhe vetëbesimin, duke u bërë më të sigurta në veten e tyre.
Përmirëson shëndetin kardiovaskular, qëndrueshmërinë dhe forcën, duke promovuar një stil jetese aktiv
Stërvitja e rregullt ndihmon në zhvillimin e disiplinës, durimit dhe vendosmërisë për të arritur qëllimet
Stërvitja në boks krijon miqësi dhe ndjenjë bashkëpunimi, duke e bërë çdo vajzë pjesë të një ekipi të fortë dhe mbështetës.
Për nder të 10-vjetorit të ikjes në amshim të legjendës së Kickbox, Besim Kabashi, Klubi i boksit Shkëndija në krye me promoterin dhe trajnerin, Halim Abazi organizuan një turne madhështor, në të cilin u zhvilluan tetë meçe në boks dhe një kikboks.
Për brezin e Besim Kabashit dyluftuan dy kikboksierët perspektiv, Flamur Pestishta dhe Fatmir Gjergji. Duelin e fitoi Pestishta pas tre raundeve te forta dhe sfiduese.
Nga boksi kishte shumë duele dhe në këtë turne u paraqitën disa yje të njohur shqiptar dhe nga Kroacia, Sërbia, Bosnja e Hercegovina, Hungaria, Gjermania, si Alban Bermeta, Emil Markic, Goektug Karakan, Achilles Szabo, Marija Malenica, Sanel Hasanovic, Sumbu Nasasi, etj.
Bermetës iu deshën vetëm 45 sekonda për ta përmbysur serbin, Darko Knezevic. Goditjeve të forta të tij në pleksus nuk i përballoi Knezevic i cili mbeti i strukur në dysheme.
Duel interesant ishte ai ndërmjet kroates Marija Malenica dhe vlonjatës, Esmeralda Nevruzaj. Pas katër raundve sfiduese fituese doli Malenica e cila ishte më e mirë.
Goektug Karakan mposhti Kristi Zekan me vendim unanim. Roxhersi Muslia mposhti poashtu Stefan Markovicin me vendim unanim.
Boksieri perspektiv Sanel Hasanovic mposhti Drazen Janjanin me nokaut teknik në raund të parë. Ndërsa, meçi kryesor ishte ai ndërmjet Emil Markic dhe Achilles Szabo. Markic e dominoi mecin duke e grushtuar fortë në dy raundet e para, gjë që Achilles nuk ishte i denjë të vazhdon në të tretin.
Organizimi mbyllet me shumë kompetencë dhe me një vlerë tjetër drejt ngritjes së boksit në Maqedoni dhe në regjion.
Zbuloni performancat më të mira të boksierëve tanë, duke pasqyruar përkushtimin, talentin dhe shpirtin e vërtetë të boksit. Inspirohuni nga suksesi i tyre!
Në ClubBox Shkendija, organizojmë gara, stërvitje dhe aktivitete që forcojnë aftësitë dhe shpirtin e ekipit. Bashkohuni me ne dhe përjetoni emocionet e boksit!